Të fundit

Pas 3 javësh në mbyllje totale, Serbia pritet ti hap objektet hotelierike – orari punës do të jetë deri në orën 22:00

Në seancën e sotme, Shtabi i Krizave në Serbi vendosi që, nëse numrat për fundjavën janë të mira, objektet hotelierike me kopshte do të fillojnë të punojnë të hënën. Vendimi përfundimtar do të shpallet të Dielën, pasi situata pritet gjatë fundjavës. Numri i njerëzve që do të jenë në gjendje të qëndrojnë në kopshte nuk është përcaktuar ende. Masa e dytë e miratuar është që nga e hëna, orari i punës në të gjitha objektet do të jetë deri në orën 22:00

“Propozimi i Shtabit të Krizave është që, nëse numrat për fundjavën janë të mira, duke filluar nga e hëna, objektet hotelierike që kanë mundësi të punojnë jashtë, dmth ato që kanë kopshte, do të lejohen të punojnë,” theksoi Gojkoviq.