Të fundit

Arifi priti në takim drejtorët e shkollave të komunës së Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me kryeshefin e drejtorarir për arsim, sot kanë pritur në takim drejtorët e shkollave të komunës së Bujanocit, transmeton Ministria e Lajmeve.

Njoftimi i plotë :

SHKOLLAT TË GATSHME PËR FILLIMIN E VITIT SHKLLOR

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryeshefi i drejtoratit për arsim Fejzi Beqiri kanë pritur sot në takim përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit dhe drejtorat e shkollave të komunës sonë.

Gjatë takimit u konstatua se të gjitha shkollat janë gati për të filluar vitin e ri shkollor, i cili fillon nesër.

Me këtë rast, kryetari Arifi ia ka shpërndarë drejtorave çantat shkollore, të cilat nesër do t’i ndahen nxënësve.

Vit të mbarë dhe me plot suksese!