Futboll

Eskalon situata, presidenti i Fenerbahces “kapet” me tifozët!

Derbi Fenerbahce – Galatasaray përveç super atmosferës në shkallët e stadiumit, gjithmonë dhuron edhe tensione brenda fushës.

Skuadra e Galatasaray ka arritur që të fitoj sot derbin e madh turk me rezultatin 1:3, duke e marrë kështu fitoren e parë në tempullin e kundërshtarëve pas 20 viteve, shkruan GazetaBlic.

Pas derbit, presidenti i Fenerbahces, Ali Koc “shpërtheu” dhe ishte shumë afër përleshjes me tifozët e klubit të tij.

Situata doli jashtë kontrolles, por Ali Koc e evitoi këtë pa ndonjë skandal më të madh.

Më poshtë keni pamjet nga rasti në fjalë: