Të fundit

Arifi për zgjedhjen e Krasniqit kryetar të PDK-së: Kështu duhet të jetë Kosova evropiane

Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së, duke thënë se sot në këtë parti mbretëroi frymë e re dhe demokratike.

“Gjeneratat e reja janë më se të nevojshme në udhëheqjen dhe strukturimin e secilës parti në Republikën e Kosovës dhe më gjerë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Tutje, ai vlerësoi mbarëvajtjen e Konventës së PDK-së, duke thënë se kështu duhet të jetë Kosova evropiane, shembull edhe për të tjerat shtete në rajon

Postimi i plotë i Arifit:

“Frymë e re dhe demokratike në PDK mbretëroi sot me zgjedhjen e Memli Krasniqit si kryetar i partisë.
Uroj në përzgjedhjen e tij nga ana e të gjithë delegatëve në kuvendin e sotëm të 10-tin me radhë.
Gjeneratat e reja janë më se të nevojshme në udhëheqjen dhe strukturimin e secilës parti në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
Kështu duhet të jetë Kosova europiane, shembull edhe për të tjerët Shtete në Rajon!
?“.