Të fundit

Përurohen librat e avkotatit Ejup Kamberi

Nën patronatin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), u përuruan dy vepra me titull “Garja në rrjedhat e historisë” dhe “ Kujtesa e një fëmijërie”, të avokatit të njohur z. Ejup Kamberi nga Presheva.

Përurimi i librave u organizua në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës, ku pati një numër të madh të të pranishmëve, të cilët kishin ardhur ta ndjekin këtë aktivitet me rëndësi për librin dhe për kulturën ë përgjithësi dhe e udhëhoqi, Besa Asllani.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetari i ShSh “Feniks” Preshevë, z. Bilall Maliqi, i cili uroi autorin e dy librave të tij, duke potencuar se kohët e fundit në komunën tonë janë botuar një numër jo i vogël i librave të zhanreve dhe karaktereve të ndryshme, të cilat edhe janë përuruar.

Për librat foli redaktori i librave, shkrimtari Jonuz Fetahaj, i cili dha një pasqyrim artistik të librave të krakterit monografik të autorit, duke lavdëruar punën e tij kërkomore.
Më pas për librin monografik për fshatin Gare, foli shkrimtari Bilall Maliqi, i cili dha një vlerësim shumë korrekt të vlerës artistike të librit në fjalë.
Pati edhe diskutime nga publiku” Dr. Jahi Staneci dhe Hysamedin Ahmedi.

Në fund në fjalën e tij, autori i librave, z. Ejup Kamberi, falënderoi të pranishmit që me pjesëmarrjen e tyre masive e nderuan autorin dhe librat e botuar…
Ora letrare…
Pjesë e këtij aktiviteti si vazhdim i Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës, ishte edhe ora e madhe letrare ku poezitë e tyre i lexuan këta poetë: Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku, Nehat Ramizi, Jashar Esati, Valbona Hasani, Shaban Emini, Emine Murseli, Elton Mehmeti dhe Maida Salihu.
Në fund nga autori i librave, për të gjithë të pranishmit u dha një koktel …