Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: “Të fala shpifësve”
Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, njoftoi se ka qenë në gjykatë për shkak të letrave anonime që janë dërguar kundrejt tij, transmeton Ministria e Lajmeve.
Postimi i Nagip Arifit
Të fala për të gjithë shpifësit
Edhe sot, si 12 herë më parë, me letra nga persona anonim u paraqita në gjykatë.
Për të 13’tën herë u dëshmua puna jonë e pastërt dhe transparente.
Të gjithë të ashtuquajturit “zabrinuti gradjani” e kanë derën e hapur në zyrën time, nëse vërtetë janë të shqetësuar.
Përndryshe, mos të humbin kohë me letra anonime se nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit.