Të fundit

QSA siguron 1000 maska për nxenësit në Preshevë, fton bizneset të mbështesin aksionin

Pas shpalljes së aksionit për sigurimin e maskave mbrojtëse shumëpërdorimshe, filluan të arrijnë donacionet e para.

Falë mbështetjes së bashkëatdhëtarëve në diasporë përmes qendrave tona, pas shkollës së fshatit Raincë, u siguruan maskat edhe për shkollat e fshatrave: Leran, Bushtran, Geraj, Hashanet, Çukarkë, Corroticë, Bukuroc, Caravajkë, Miratoc dhe Rahovicë.

Ftojmë bizneset lokale si dhe njerëzit e vullnetit të mirë të përkrahin këtë aksion, për të përfshirë të gjithë filloristët në territorin e Komunës së Preshevës.

Presim akoma donacione për të përfshirë edhe shkollat tjera.

Aksioni vazhdon….!