FutbollSporti

KF. Lugina sot do përballet me ekipin e Çelikut nga Belo Polje

Sot ora 13:30 në Stadiumin e qytetit të Preshevës do të zhvillohet ndeshja e xhiros së 9-të në kuadër të Ligës Rajonale të rrethit të Pqinjës. Ekipi i Kf Luginës për kundërshtar do të ketë ekipin e Çelikut nga Belo Polje.
KF Lugina nuk ka pësuar ende asnjë humbje dhe renditet e 3-ta në tabelë, ku nga shtatë ndeshje të zhvilluara ka katër fitore dhe tre barazime. Aktualisht vendin e parë e mban OFK Alakince e ndjekur nga ekipi i Tërnocit.

Ftohen të gjithë dashamirët e futbollit të vijnë dhe të përkrahin ekipin e tyre në stadiumin e qytetit. #ForcaLugina

K.F.Lugina – Ćelik

#ForcaLugina

Të gjithë në STADIUM !