Ardita Sinani ishte e pranishme në takimin e Brukselit/ Shqiprim Arifi: Sinani nuk përfaqëson Luginën
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, në intervistën dhënë për televizionin kosovarë “tëvë1” deklaroi se Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve
Arifi potencoi se është kundër perfaqësimit të Ardita Sinanit në Bruksel.
Ndërsa aktivisti nga Presheva, Valon Arifi, në prononcomin e tij deklaroi se kërkesa kahmotshme e spektrit politikë të Luginës u plotësua me pjesmarrjen e Ardita Sinanit në takimin e fundit në Bruksel.
Kujtojmë që Këshilltarja e kryeminstrit Kurti Ardita Sinani, ishte e pranishme në takimin e fundit në Bruksel s’bashku me zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi/ministrialajmeve