Të fundit

Preshevari Elzan Mehmeti zë vendin e parë në gara ndërkombëtare në lëndën e matematikës në Zvicëra

Sot në shkollën Schulhaus Institut ne Alstättet, kantonin St.Gallen, në prani të një numri të madhë të nxënësve ndërkombtar, janë mbajtur garat në lënden e matematikës. Kishte shumë pjesëmarrës, e njëri nga ta ishte dhe i riu nga Lugina e Preshevës i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Elzan Mehmeti. Ai arriti të fitojë 82 pikë dhe u shpallë nxënësi më i mirë. Elzani vetëm 8 vjeçar ka arritur të sfidojë vetën në këtë lami. Mos të harrojmë se Elzani ështe pjesë e kësaj shkolle dhe është një ndër nxënësit me te dalluar ne këtë shkollë.Të rikujtojme se Elzan Mehmeti është djali i gazetarit më te njohur Arben Mehmeti i SYRI TV nga Zvicra .