Aprovon Guinness, mozaiku më i madh origami është ai i flamurit të Kosovës
Guinness World Records ka aprovuar rekordin për Mozaikun më të madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Këtë e ka njoftuar vetë mësuesja Arbnora Fejza nga Skënderaj e cila e ka punuar për 13 vjetorin e Pavarësisë dhe në nderim të gjithë atyre që kanë humbur jetën për Kosovën
Flamuri me sipërfaqe plot 1216 metër katrorë, është një vepër që i kushtoi orë pune mësueses e cila e realizoi artin e saj në palestrën e një shkolle në Skënderaj.
“Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.
1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka shkruar Arbnora.
Ajo këtë çmim ia dedikon familjes Jashari.