Të fundit

APN vendos Levent Qazimin kandidat për kryetar të Këshilli Kombëtar Shqiptar

Sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është diskutuar për situatën politike, zhvillimet në të cilat do të kalojë vendi ynë por theks të veçantë regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të cilat do të mbahen më 13 nëntor 2022.

Duke u bazuar në rëndësinë e kësaj pozite dhe njëherit rolin unifikues që bart kryetari i KNSH-së, gjë e cila ka munguar deri më sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim UNANIMISHT ka zgjedhur si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar, Levent Qazimin.