Të fundit

PVD mobilizon strukturat për regjistrimin e popullsisë që do të fillojë nga 1 tetori

PVD ka mbledhur sonte strukturat e saj për tu mobilizuar rreth regjistrimit të popullsisë që do të filloje me 1 tetor në Serbi.

Prezent në mbledhje ishin kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, nënkryetarja e PVD-së Ardita Sinani, kryetari i kuvendit të Bujanocit dhe anëtar i kryesisë së PVD-së Enver Ramadani të cilët njëzëri konstatuan se regjistrimi i popullsisë është ngjarja më e rëndësishme që këtë vit i pret shqiptarët e Luginës së Preshevës.