LajmeOpinioneTë fundit

NEXHAT BEHLULI: KRYETARI I PRESHEVËS SHKEL LIGJIN ME MOS SHPALLJE KONKURSI PËR INFORMIM, KUSH E MBRON ATË ?

Prononcim nga pozita e Personit Zyrtarë !

Shkruan Nexhat Behluli Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv të Unionit Gazetarëve të Pamvarun në Serbi #NUNS.

  • Nexhat Behluli prej fillimit të vitit 2018 në zgjedhjet e rregullta të NUNS-it me shumicë votash është zgjedhur Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv në garë nga 5 të nominuarit e përfaqësuesve të pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi.
  • Nga 8 mbledhjet e rregullta të Këshillit Ekzekutiv të NUNS-it për vitin 2018 ku janë shtjelluar tema dhe problematika të shumta të Gazetarve dhe Mediave, kësaj here po jua veçoj njërën nga Temat më të diskutuara !
  • Në 155 Komunat e Serbisë, nga shumica prej tyre NUNS-it i kan arritur ankesa dhe vërejtje nga Mediat Lokale elektronike dhe të shkruara për mospërfilljen e kritereve të Konkursit dhe ndërhyrje të Kryetarëve të Komunave në ndarjen e mjeteve Buxhetore të dedikuara Mediave Lokale pjesëmarëse në Konkurse .
  • Vetëm Komuna e Preshevës është në mesin e 155 në Serbi e cila mjetet finansiare të parapara me pozicion vjetor nga Buxheti i komunës të cilat i ka ndarë jo përmes Konkursit apo shpalljes publike por me vendim të kryetarit të komunës.
  • Ky veprim i kryetarit të komunës së Preshevës është kundër ligjorë, kryetarëve të komunave tjera në Serbi as mendja nuk guxon ti shkoje ta bëjnë ndarjen e paras publike pa ju nënshtruar procedurës të Konkursit sepse ju frigohen ndjekjes penale kurse kryetari i komunës së Preshevës kët e bën dhe nuk ndjeket penalisht, Pse, Çysh dhe kush e lejon apo e mbron ate në këto veprime ne nuk e dim !
  • Mos shpallja e #Konkursit2018 për ndarjen e mjeteve Buxhetore Komunale për informim, zyrtarisht quhet “informisanje od javnog značaja” është bër me qëllim për ta eliminuar Radio Televizionin Presheva por edhe Mediat tjera Lokale nga konkurimi.
  • Lusim Mediat Lokale nga Presheva që ta publikojnë këtë informacion të cilin gjithësesi duhen ta dinë edhe Këshilltarët e K.Komunal.

Nexhat Behluli
Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv NUNS.