APN: Nuk do të lejojmë rivotim të dytë për shkarkimin e Shqiprim Arifit
Para disa çatsteve shumica e re e kuvendit komunal si pikë të rendit të ditës në seancën e sotme kishte edhe shkarkimim e kryetarit akutal të Preshevës Shqiprim Arifit.
Mirëpo votimi për shkarkimin e Arifit nuk u kalua si pikë e rendit të ditës ka shumica e re në Kuvendin Komunal.
Përfaqësues të PDSH’s, PVD’s e LR’s pas dështimit të parë tani bëjnë thirrje për rivotim të pikës së rendit për sharkimim e kryetarit Arifi.
Ndonëse kjo gjë ka vullnet nga një pjesë e këshilltarëve që të rivotohet kjo pikë e rendit, këshilltarët e Alternativës për Ndryshim shprehen se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.