Angela Merkel zbulon dhuratën që i bëri Rama
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku shfaqen të buzëqeshur duke biseduar.
“Kancelarja Merkel mirëpriti Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir” shkruhet në faqen kancelares në Instagram.
BE: Dialogu qeveri-opozitë të nisë me reformën zgjedhore, koha të hapen negociatat
Edi Rama i kërkoi sot kancelares Merkel mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në tetor të këtij viti.
Nga takimi, kryeministri shqiptar doli i kënaqur duke theksuar se ishte i inkurajuar nga vlerësimet.