LajmeTë fundit

Kryediplomati boshnjak: Bosnje e Hercegovina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Bosnje dhe Hercegovina është deklaruar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.


Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, është shprehur i bindur se Këshilli i Ministrave të Bosnjes nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Bosnjës, siç shton ai, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tyre rreth Kosovës.

“Edhe pse ekziston një vendim i Bosnjës dhe Hercegovinës së vitit 2009, i cili u miratua unanimisht, për shkak të atmosferës së përgjithshme në publik, qëndrimi që i Këshillit të Ministrave të BiH është i qartë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht nga ajo që u tha dje në Berlin”, deklaroi Çrnadak.

Crnadak deklaroi se e mirëpret Samitin e Berlinit dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.