Të fundit

Ambasadori Hill: “Nuk do të ketë ndryshime kufijsh në jug të Serbisë”

“Ishte kënaqësi të qëndroja në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë. E theksoj edhe një herë se nuk do të ketë ndryshime kufijsh në jug të Serbisë dhe do të bëj përpjekje maksimale për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni dhe Vranjës si komunë qendrore”, tha në fund ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill të vizitës së tij treditore në rrethin e Pçinjës.