Lajme

Ambasadorët e SHBA’së me qëndrime të njëjta: Ne dërguam njeriun në Hënë, do ta rregullojmë edhe dialogun Prishtinë-Beograd

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett dhe ai në Serbi, Kyle Scott, kanë lëshuar dy deklarata të njëjta në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se dialogu mes dy vendeve nuk mund të jetë më i vështirë se fluturimi në Hënë, shkruan Gazeta Metro.


I pari që lëshoi këtë deklaratë ishte Ambasadori i SHBA’së në Beograd, ku tha me shumë siguri deklaroi se dialogu do të nisë përsëri, ai kishte thënë ne e dërguam njeriun në Hënë, me siguri i kthejmë Beogradin e Prishtinën në tavolinën e dialogut.

“Nëse mund të dërgojmë një njeri në hënë, me siguri mund të gjejmë rrugën për t’u kthyer në tryezën e negociatave”, ishte ky mesazhi i shkurtër i Scott duke shpërndarë lajmin e takimit të Këshilltarit për Siguri të SHBA’së, John Bolton dhe Ivica Dacic, Ministrit të Jashtëm të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Por, nuk ka vonuar shumë, edhe Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Pihilip Kosnett, ka reaguar sot njëjtë sikurse ai në Serbi, duke thënë se është koha që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut dhe negociatave në tavolinë.

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar Kosnett shkurt në Twitter, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, ditë më parë këshilltari, John Bolton, ëshë takuar me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ku kishte shprehur kënaqësinë e tij pas takimit duke theksuar dhe ishin pajtuar se duhet t’i kthehen dialogut me Kosovën, pasi asnjëra palë nuk përfiton prej kësaj bllokade.

Kujtojmë se këtë javë bota është përgatitur për të shënuar 50 vjetorin e shkuarjes së parë të njeriut në hënë, madje kësaj po i prinë me një organizim madhështor edhe numri një i Amerikës, Donald Trump.

Apollo 11 ishte fluturakja e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969.