LajmeShqipëri

Ambasada e huaj në Tiranë kërcënon Tedi Blushin: Ke 30 minuta kohë të fshish statusin

Paraditen e sotme, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta është kërcënuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë për një status të tij në rrjetin social Facebook.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Syri.net. Zëdhënësit Blushi i është thënë se kishte 30 minuta kohe të fshinte statusin, përndryshe do kishte pasoja.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se do ketë një kallëzim penal në lidhje me këtë kërcënim nga një ambasadë e huaj në Tiranë, që më shumë se kërcënim për zëdhënësin e Presidentit, duket të jetë një kërcënim direkt për vetë Presidentin Meta.