Lajme

Ende asgjë nga kërkimi i futbollistës së humbur shqiptare, në kërkim të saj edhe robotët

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje maksimale për ta gjetur futbollisten shqiptare, Florijana Ismaili, e cila është shpallur e zhdukur pas hedhjes në Liqenin Como.

Lojtarja që e përfaqëson Zvicrën ishte zhdukur në Liqenin Como, ku kishte dalë për të lundruar dhe notuar me një shoqe – ka raportuar Blick.

Autoritetet janë vënë në kërkim të 24-vjeçares, e cila është zhdukur pasi ishte hedhur në ujë nga barka.

Sa më shumë që kalojnë orët, gjasat për ta gjetur një person të gjallë në ujë zbehen, për këtë arsye ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke u angazhuar maksimalisht për gjetjen e Florijanës.

Prandaj, siç raporton rsi.ch, gjatë të hënës është duke u shfrytëzuar edhe një robot për të kërkuar në fund të liqenit. Vendi ku është hedhur futbollistja arrin thellësi deri në 100 metra. /