Aliu kërkon që nesër të mbahet mbeldhja e Shtabit për situata të jashtëzakonshme
Zv.kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu duke iu referuar situatës së fundit epidemiopogjike, si zëvendës udhëheqës i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, nesër me datë 17 Nëntor 2020 i ka bërë thirrje Shtabit për të ndërrmarrur disa pika për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Z.Aliu këto pika që do ti propozojë Shtabi i ka renditur si më poshtë :
1. Shpalljen e gjendjes emergjente në tërë Komunën e Preshevës.
2. Të reduktohet puna e administratës civile në të gjithë Komunën e Preshevës nga ora 8:00h deri ne 14:00h.
3. Të monitorohet më fuqishëm kufizimi i orarit të punës i të gjitha objekteve afariste (restorante, kafiteri, dhe objekte ku kryhen veprimtari ekonomike).
4. Të caktohet një pako emergjente për të gjitha familjet që kanë të prekur anëtar të familjes me COVID19 me një vlerë parash në përputhje me mundësitë ekonomike të komunës që do të lehtësoj financiarisht familjet ekonomikisht të dobëta që po kalojnë këtë sfidë.
5. Të ndryshme.
Nevoja për mbajtje të kësaj mbledhjeje dhe këtë vendim po e marr pas konsultimeve të shumta me qytetarë, institucione dhe pas një pasqyre të rëndë të gjendjes me COVID19 në tërë teritorin e Komunës sonë.
Ju uroj shëndet!
Armend Aliu