Të fundit

Sadriu i uron shërim sa më të shpejtë kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ilir Sadiru nëpërmjet një shkrimi nê profilin e tij nê FB, i ka uruar kryetarit tê komunës Shqiprim Arifit shërim të shpejtë, raporton Ministria e Lajmeve.

Z.Sadriu konsideron se pavarësisht dallimeve politike lokale që kanë ai dhe z.Arifi, nuk e ka ka ndaluar që të solidarizohet me lutje për shërim sa më të shpejtë të parit të komunës së Preshevës

Postimi i plotë i Sadriut :

Qytetarët e Komunës së Preshevës po kalojnë nëpër situatë të rëndë si rezultat i numrit të të infektuarëve dhe gjendjes së vështirësuar nga vala e dytë e pandemisë .

Njoftimi i kryetarit të Komunës së Preshevës për gjendjen e rënduar shëndetësore dhe hospitalizimin e tij është brengosës, ndërsa duhet të jetë dhe mesazh për secilin qytetar që të respektojmë në mënyrë rigoroze masat dhe udhëzimet kundër pandemisë.

Në këto momente të vështira, mospajtimet, dallimet e thella politike dhe zëri i vazhdueshëm kritik që kam për punën dhe qasjen e tij me Komunën e Preshevës , nuk më ndalojnë që të solidarizohem me lutjet dhe urimet për shërim të shpejtë, me përmirësim të plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Njëherit të lutemi për shëndetin e secilit qytetar të prekur nga sëmundja, duke dëshiruar që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sprovë të madhe nga kjo sëmundje e rrezikshme për gjithë njerëzimin! ?