Kryesore

Ali Ahmeti për rastin e “Grupit të Kumanovës”: Pjesëtarët që janë në burg ta tregojnë të vërtetën!

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Me 1 korrik të vitit 1984 u arratisa për në perëndim por me një zotim dhe një betim që një ditë të kthehem përsëri”, ka thënë në rrëfimin e tij kreu i BDI-së Ahmeti.

Duke folur më tej për bashkëpunëtorët e tij në atë kohë Ahmeti ka thënë se ka qenë një grup i mirëformuar që janë marrë me aktivitete

“Si grup që ishimi, unë Emrush Xhemali, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Muhamet Kelmendi, Fazli Veliu. Iu drejtohem me një letër se ne jemi në hall tani, aktivitete ka të shumta dhe nuk mund të jemi të suksesshëm në këtë mobilizim që po rritet dhe zhvillimet që do ndodhin. Hajdin Abazi u bashkangjit këtij misioni bashkë me mua që unë u riktheva”, thotë më tej Ahmeti në rrëfimin e tij.

Ali Ahmeti ka folur edhe mbi aktivitetin dhe konferencën në Divjakë ku janë zgjedhur edhe organet e organizatës.

“Kemi filluar punën dhe veprimtarinë për organizimin e demostratave së bashku me Afrim Zhitinë, kemi qëndruar te një nënë në Obiliq tek Sevdije Krasniqi. Qëndrimi i përhershëm ka qenë në Divlakë sepse vetë e kaluara na tregonte se në qytet mund të na survejojnë. Nezir Zogaj ditën shkonte dhe blinte diçka dhe merrte mesazhe a ka ndonjë lëvizje pastaj në mbrëmje e bënim strategjinë dhe organizimin. Në prill të 89 u mbajt konferenca në Divlakë ku u zgjodhën organet e organizatës, u bë hapi i pare se si duhet të ndryshojë rezistenca jonë, fillet e organizimit për rezistencë aktive”, ka theksuar më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

Ahmeti: Në prill të ‘89 u mbajt konferenca në Divjakë, fillet e organizimit për rezistencë aktive

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Me 1 korrik të vitit 1984 u arratisa për në perëndim por me një zotim dhe një betim që një ditë të kthehem përsëri”, ka thënë në rrëfimin e tij kreu i BDI-së Ahmeti.

Duke folur më tej për bashkëpunëtorët e tij në atë kohë Ahmeti ka thënë se ka qenë një grup i mirëformuar që janë marrë me aktivitete.

Si grup që ishimi, unë Emrush Xhemali, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Muhamet Kelmendi, Fazli Veliu. Iu drejtohem me një letër se ne jemi në hall tani, aktivitete ka të shumta dhe nuk mund të jemi të suksesshëm në këtë mobilizim që po rritet dhe zhvillimet që do ndodhin. Hajdin Abazi u bashkangjit këtij misioni bashkë me mua që unë u riktheva”, thotë më tej Ahmeti në rrëfimin e tij.

Ali Ahmeti ka folur edhe mbi aktivitetin dhe konferencën në Divjakë ku janë zgjedhur edhe organet e organizatës.

“Kemi filluar punën dhe veprimtarinë për organizimin e demostratave së bashku me Afrim Zhitinë, kemi qëndruar te një nënë në Obiliq tek Sevdije Krasniqi. Qëndrimi i përhershëm ka qenë në Divlakë sepse vetë e kaluara na tregonte se në qytet mund të na survejojnë. Nezir Zogaj ditën shkonte dhe blinte diçka dhe merrte mesazhe a ka ndonjë lëvizje pastaj në mbrëmje e bënim strategjinë dhe organizimin. Në prill të 89 u mbajt konferenca në Divlakë ku u zgjodhën organet e organizatës, u bë hapi i pare se si duhet të ndryshojë rezistenca jonë, fillet e organizimit për rezistencë aktive”, ka theksuar më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

Ahmeti: Gjithmonë kemi qenë në kërkim të një strategjie për t’iu kundërpërgjigjur pushtuesit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Gjithmonë kemi qenë në kërkim të një strategjie për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë, pushtuesit. Kemi kryer me Xhavitin dhe Jasharin nga gjeneral më të mirë të Shqipërisë por nuk jemo stërvitur. Ne kemi mësuar se si ti stervisim të tjerët dhe kjo ka zgjatur 4 vite. Nga vitet 90-ta, të gjitha grupet që i kemi stërvitur ne nuk kemi bërë dallime, edhe grupi Adem Jasharit dhe grupet tjera. Ata kanë qenë djemt tanë djem të Kosovës dhe shqiptar. Çdokush që ka patur gatishmëri e ka patur perkrahjen dhe kurajon e Lëvizjes. Asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e Shqipërisë në mënyrën e vet por theksoj se meritor për rritjen e aktivitetit dhe forcimin e rradhëve është periudha kur Luan Haradinaj merr përsipër furnizimin me mjete”, thekson më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

Ahmeti: Abdylmexhit Karaga e ka shpërndarë njoftimin e parë për UÇK-në

Në Intervistën e dhënë më 19 Mars 2022, N’Demos, të transmetuar në tv Kanal10 në Prishtinë, njeri prej themelusve të UÇK-së, Udheheqësi popullit shqiptar Ali Ahmeti, për herë të parë publikisht e deklaron në këtë studio, se Abdylmexhit Karaga, është shpërndarësi i parë historik i njoftimit të krijimit të UÇK-së.

Patrioti e atdhetari, shoku e bashkeveprimtari i heshtur e besnik i Ali Ahmetit, i nderuari Abdylmexhit Karaga, është ai personalitet enigmatik, akt e veprimtari të cilën pas 28 viteve e dekonspiron lavdimadhi Ali Ahmeti!

Veprimtari fjalëpak Abdylmexhit Karaga, të cilin në LPK e ka thirrur dhe njohur si XHITA, të gjitha i ka shpërndarë nga posta e kryeqytetit shpirtërorë shqiptar dhe kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – Shkupi.

UÇK e emertuar në Zvicër më 17 Nëntor 1994, është shpërndarë njoftimi për krijimin e sajë nga Shkupi.

Abdylmexhit Karaga mbetët përgjithmonë figurë e madhe dhe e shquar, emri i të cilit, lidhet pazgjidhshmërisht më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti tregon kontaktet me Adem Jasharin dhe njohjen me Luan Haradinaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

Ahmeti është pyetur edhe për lidhjet e tij me Luan Haradinajn dhe Adem Jasharin për të cilët flet me superlative.

“Luan Haradinajn e kam njohur në 92/3 përmes Ramushit të cilin e kam njohur në Zvicër në lidhje organizative me dajën e tij. Me Adem Jasharin kam pasur biseda telefonike sepse fizikisht nuk kam mundur ta takoj sepse ai ka qenë në Tiranë unë në Zvicër. Nuk kam dashur që drejtpërdrejt të detektohet komunikimi im me Adem Jasharin por kam komunikuar edhe nëpërmjet Ilaz Kodrës por që ishim bashkë me Ademin dhe të tjerë që ishin të hatashëm për organizim dhe mobilizim”, thekson më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

Ahmeti: “Rasti i Kumanovës po keqpërdoret

“Kam qenë shumë i sinqertë, shumë transparent, unë i kam njohur, i kam pasë bashkëluftarë dhe nuk është e lehtë të humbësh bashkëluftarë”, u shpreh ai.

Tutje Ahmeti tha se ka kërkuar që nga fillimi që ky rast të jetë në hetim ndërkombëtar.
“Kam kërkuar që ky proces të përsëritet, që ky proces të vëzhgohet nga komuniteti ndërkombëtar, dhe kam kërkuar, ka qenë zv. sekretarja e shtetit znj. Victoria Nuland në atë periudhë dhe i them; a ka mundësi të na ndihmoni në diçka, një hetim i pavarur të bëhet nga institucionet me relevancë ndërkombëtare, po në këtë rast nga CIA dhe FBI”, tha ai.

Ahmeti gjithashtu tha se personat që po vuajnë dënimin janë ata që duhet të flasin lidhur me rastin Kumanova.
“Këta që janë në vuajtje të dënimit duhet ta thonë të vërtetën, sepse nuk mund ne të shërbehemi me paragjykime, me teori konspirative, sepse akoma keqpërdoren këta njerëz”, potencoi kreu i BDI-së.
Mes tjerash ai tha se ky rast duhet të hetohet në detaje, sepse të përfshirët në rastin Kumanova po keqpërdoren nga personat që kanë synime të arrijnë qëllimet e tyre në pushtet.