Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19
Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Kurti e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se parmbrëmë kishte pasur disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve.
“Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim” ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini