LajmeTë fundit

PVD ka lëshuar seancën e KK, njëri ndër këshilltarët tha se u kërcënua

Gjate dites se sotme eshte mbajvajtur seanca e lll-te e Kuvendit Komunal ne Komunen Presheves per vitin 2019.

Gjate zhvillimit te seances, ne nje kohe te caktur, ne foltore mori fjalen njeri nder keshilltaret e Partise per Veprim Demokratik (PVD), i cili pretendoi se eshte kercenunar nga keshilltarja e Alternatives per Ndryshim(APN).

Keshilltari i PVD-se Rinor Krasniqi, gjate fjalimit ne foltore i beri thirrje bashkepartiakeve te tij, qe te leshojne ne shenje revolte sallen e Kuvendit sepse ndihej i kercenuar.

Ndersa ne anen tjeter mori fjalen dhe Almina Iljazi nga radhet e APN-se, e cila u shprehe se ska pasur asnje kercenim nga ana e saj kundrejt keshilltarit ne fjale, Iljazi shtoi se ishte fyer nga keshilltari Krasniqi ndersa kjo e fundit vetem se iu eshte pergjigjigjur me te njejten forme, por nuk e ka kercenuar sic pretendon keshilltari nga radhet e PVD-se, shoti ne fund keshilltarja Iljazi nga radhet e APN-se.