LajmeTë fundit

Albin Kurti për bashkimin e Luginës me Kosovën: Pengesa është Beogradi e jo Prishtina

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar sot se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është një problem i madh, shkruan g.metro, raporton ministrialajmeve


Sipas Kurtit ky problem nuk qëndron në Prishtinë, por në Beograd tek presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili i nënçmon shqiptarët në atë pjesë.

“Bashkimi i Kosovës me Luginën, besoj që edhe ju e ndani të njëjtin mëndim se pengesa e kësaj është në Beograd dhe jo në Prishtinë, është Vuçiqi është Serbia, e cila i nënçmon shqiptarët atje, dhe nuk është Prishtina”, tha Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti këtë koment e bëri të ditur në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.