Të fundit

Komuna e Preshevës organizon “Garën e peshkimit me tapë, Rahovica 2020”

Për herë të parë në komunën e Preshevës organizohet:

GARA E PESHKIMIT ME TAPË ? ‘’RAHOVICA 2020’’

Ju njoftojmë që me datë 20.Shtator.2020 (E Diel) do të organizojmë garën e peshkimit me tapë ‘’Rahovica 2020’’, e cila do të mbahet tek penda e Rahovicës
Organizatori fton të gjitha shoqatat, klubet dhe individët të marrin pjesë në këtë garë.
(Garimi do të jetë individual)

Orari i garës do të jetë:

Paraqitja e ekipeve | 07:00 – 08:00
Hudhja e shorti | 08:15-08:30
Fillimi i garës | 10:00- 14:00

Pas përfundimit të garës organizatori do te ndaj kupa dhe medalje për fituesit dhe poashtu do të shtrohet një drekë për pjesmarrësit e garës.

Luten të gjithë të interesuarit të bëjnë paraqitjen deri të premten me datë 18.09.2020

Kontakt: Blerim Maçi, Nr tel: +381631256159