Lajme

Albin Kurti për Avdullah Hotin: Një kryeministër i tillë i duhet Hashim Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka komentuar vendimin e LDK-së për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të qeverisë eventuale, shkruan Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se presidentit Thaçi i nevojitet një kryeministër i dobët, duke thënë se i tillë është Avdullah Hoti.

“Presidenti kërkon që ta ketë një kryeministër të dobët. Atij i duhet që vetë të jetë më shumë se president, e më i dobët se kryeministër. Se sa i dobët është Hoti, e kanë treguar qytetarët me 6 tetor”, ka thënë Kurti në “Jeta në Kosovë”.