Lajme

Albin Kurti injoron takimin e “Mini-shengenit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka injoruar takimin e sotëm për mini-shengen, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takimin e sotëm, Rama-Vuçiq dhe Zaev, nënshkruan marrëveshje për kalimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Ndaj këtij takimi, akuza të mëdha ndaj kryeministrit Edi Rama, erdhën nga pothuajse të gjitha viset shqiptare.

Atë e akuzuan për injorim të Kosovës dhe përafrim të qëndrimeve me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo pasi që edhe gjatë këtij takimi, Rama dhe Vuçiq dhanë deklarata tepër miqësore për njëri tjetrin.

Madje, kryeministri shqiptar, kritikoi hapur Kosovën për mospjesmarrje në këtë takim, që ka për qëllim formimin e mini-shengenit.

Presidenti serb tha se qytetarë të Serbisë po e vizitojnë Shqipërinë dhe po ndjehen mirë në bregdetin shqiptar.

“Njerëzit e kuptojnë rëndësinë e kuftijve të hapur. Njerëzit do të ndjehen më të mirëseardhur, kudo që të lëvizin në territoret tona. qoftë Ohër, Prespë, Shkup, kudo. Njerëzit do ta ndjejnë këtë. Por edhe sot, serbët të cilët e kanë vizituar Shqipërinë dhe janë në bregdetin shqiptar ndjehen mirë dhe ndjehen edhe më të sigurt pas këtij takimi. Këto janë mesazhet që duhet t’ua dërgojmë qytetarëve”, u shpreh Vuçiq.

Ai foli sërish në mënyrë indirekte për mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në këtë forum, duke thënë se i vjen keq.

“Me të vërtetë mendoni se duhet t’i përgjigjem dikujt nga rajoni i cili nuk ka dashur të na bashkangjitur? Jo. Prandaj është pak.. na vjen keq nga njëra anë. Por, e dini si është? Nëse dëshironi të na bashkangjiteni, mirë; nëse jo, atëherë prapë mirë” deklaroi Vuçiq.

Në fund të vitit 2014, kryeministri shqiptar, Edi Rama në vizitën e tij në Beograd kishte folur kryesisht për Kosovën, duke theksuar se është realitet rajonal dhe botëror.

Deklaratën e Ramës s’e kishte pritur aspak mirë presidenti serb, duke i hequr kufjet nga veshët në mënyrë demontrative në momentin kur Rama kishte deklaruar se Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm.

“Nuk kam pritur provokim nga zoti Rama që e përmend Kosovën dhe nuk e di çfarë lidhjeje ka Kosova me zotin Rama, më vjen keq që e ka ngritur këtë çështje, për të cilën nuk jemi marrë vesh”, shprehej atëherë Aleksandar Vuçiq.