Lajme

Albin Kurti i uron Lumir Abdixhikut postin e kryetarit të LDK’s

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti uroi kryetarin më të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun.

Kurti në urimin e tij ka shkruar se është në interes të çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa sa i pëtket demokratizimit të brenshëm partiak.

“Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.”- ka shkuar Albin Kurti

Postimi i plotë :

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.