Të fundit

Kronikë zgjedhore/ PDSH sot vizituan banorët e malësisë së Preshevës

Sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan disa nga vendbanimet e malësisë së Preshevës si Kurbalinë, Buhiqin, Ilincën si dhe realizuan një takim me disa nga banorët e vendbanimit Maxhere.

Kandidati për kryetar komune Ragmi Mustafa dhe kandidatatët për këshilltar në Kuvendin Komunal në Preshevë biseduan drejtpërdrejt me banorët e këtyre vendbanimeve për nevojat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Me ç’rast ata vizituan disa bujq, pemëtar e fermer nga këto vendbanime.

PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar vëmendje dhe projekte të përhershme për këto vendbanim, duke filluar me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, infrastrukturë shkollore, projekte konkrete në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë për malësinë e Preshevës.

Gjithashtu, atyre iu premtua shtrimi i rrugës me asfalt në drejtim të Kurblisë, rregullimin e paraleles në shkollën e Ilincës me të gjitha kushtet e nevojshme për mësim, si dhe subvencione për fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë.

Qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje e përhershme dhe jo selektive nga pushteti i ardhshëm. Atyre iu kërkua mbështetja për PDSH-në, sepse ajo është e vetmja parti politike që do ta rikthej normalitetin qeverisës në Komunën e Preshevës.