Të fundit

Kronikë zgjedhore/ Sinani: I jashtëzakonshëm entuziazmi i banorëve në Leran dhe Geraj për një qeverisje më të mirë

Partia për Veprim Demokratik sot vizitoi fshatrat Leran dhe Geraj. Kanditatja për kryetare të komunës Preshevës Ardita Sinani shkroi se banorët e Bashkësive Lokale Leran e Geraj duan një qeverisje më të mirë dhe atë do ta ofrojë PVD.



“Fshatra me traditë bujqësie, blegtorie dhe tregtie; Lerani dhe Geraj u izoluan në zorrë qorre, megjithë pozitën e tyre të volitshme gjeografike, pranë korridorit X që lidh Lindjen dhe Perëndimin, si dhe dy luginave të Moravës dhe të Vardarit.Në Leran, mungesa e përkushtimit të komunës ka nxitur vullnetarizmin qytetar, si me parkun e fshatit, të ndërtuar nga vetë banorët, ku na mirëpritën z.Mejda, z.Nijaziu dhe z.Ismeti.Ky vullnetarizëm është shndërruar sot në mobilizim dhe organizim, për ditën e kthesës dhe shpresës”- kështu ka deklaruar kadidatja për kryetare të komunës Ardita Sinani.

Më posht mund ti shihni edhe disa fotografi të vizitës së Sinanit dhe PVD’ në fshtatrat Leran dhe Geraj