Alarmante: Mbi 70 përqind e punëtorëve të sektorit privat duan ta lëshojnë Kosovën!
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar për detajet rreth organizmit të protestë për 1 maj, ku do të protestohet për kushtet e punëtorëve të sektorit privat.
“Është një protestë simbolike, dhe kemi ftuar kryetarët e mbi 50 shoqatave sindikale në Prishtinë, bashkë me nënkryetarët, në protestë pritet të jenë të pranishëm rreth 150 udhëheqës sindikatash”, tha Azemi.
Azemi tha se kjo protestë po bëhet me qëllim që t’i dërgojnë një mesazh Qeverisë dhe pronarëve të kompanive.
Ne nuk po shohim një sinjal pozitiv në ri-rregullimin e gjendjes së punëtorëve të sektorit privat. Ajo për çdo ditë po shkon duke u përkeqësuar. Ne do të kërkojmë atë që Qeveria e ka pasur për obligim ta bëj, sepse ka pasur që marrëveshjen kolektive ta nënshkruaj qysh moti, ka pasur për obligim që ta formojë gjykatën e punës, ka pasur për obligim që të kemi një fond social nëse kemi raste të lëndimeve në punë”, u shpreh tutje Azemi.
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat u ankua se Qeveria nuk po mban kontakt me sindikata e sektorit privat.
“Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës, nuk ka dialog me sektorin privat të Kosovës, dhe nuk ka dialog me të gjitha sindikatat private të Kosovës, dhe kjo është më e rënda”.