Aktivistja 16-vjeçare shpërthen para liderëve botërorë: Ju vodhët fëmijërinë time, me fjalët tuaja boshe!
Në një fjalim emocionues në Samitin e Klimës së Kombeve të Bashkuara, aktivistja suedeze e klimës, 16-vjeçarja Gerta Thunberg, shpërthen para liderëve botërorë për hapat e dështuar që kanë ndjekur në lidhje me klimën.“Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu, duhet të jem në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Si guxuat? Ju keni vjedhur fëmijërinë time, ëndrrat e mia, me fjalët tuaja boshe.Njerëzit po vuajne. Njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po prishet. Ne jemi në fillimin e një zhdukje masive dhe e gjitha për çfarë ju flisni është një përrallë e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxuat?Si guxoni të shikoni kaq larg dhe të vini këtu të thoni se keni bërë sa mundët. Ju thoni se na dëgjoni neve dhe se e kuptoni emergjencën, por pa marrë parasysh sesa e trishtuar dhe zemëruar jam, nuk dua ta besoj këtë. Nëse vërtet e kuptoni situatën dhe vazhdoni të mos veproni, kjo tregon se jeni djaj. Dhe unë nuk pranoj ta besoj”, tha Thunberg mes lotëve.Thunberg ishte në një panel me aktivistë të tjerë të klimës në samitin në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, për të inkurajuar vendet për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit dhe për të zvogëluar emetimet e gazrave serë deri në vitin 2020./E.B-dritare.net