LajmeTë fundit

Kurti: Do t’i bëjmë thirrje Tiranës dhe Mërgatës të bëjnë investime në Luginë të Preshevës

Kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti në emisionin e Debat Plus sonte gjatë debatit me analist të emisionit në fjalë, ka folur edhe për korigjimin e kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve.

Kurti është shprehur se nuk beson se do të ndodh korigjimi apo ndryshimi i kufijëve të Kosovës që nënkupton se Lugina e Preshvës nuk do t’i bashkangjitet shtetit që z.Kurti pretendon t’a drejtoj pas 6 tetorit.Por kanditati për kryeminstër nga radhët e Vetvendosjes deklaroi se në muajin e parë të qeverisjes do të bëjmë listën e kërkesave ndaj Serbisë për reciprocitet për shqiptarët e Luginës, gjithashtu do të bëjë investime të drejpërdrejta dhe konkrete nga shteti i Kosovës duke aluduar në hapjen Universitetit në komunë të Bujanocit, investime në Medvegjë dhe Preshevë me projekte konkerete për mundësin e krijimit të punësimeve.Poashtu Kurti shtoi se si udhëheqës i qeverisë së ardhme të Kosovës do t’i bëjë thirrje Tiranës dhe Mërgatës të bëjnë investime në Luginë të Preshevës që të parandalojnë zbrasjen e luginasve.