Lajme

Aksion i rrallë policisë së Kosovës, hynë në territorin e Serbisë

Policia e Kosovës ka hyrë në territorin e Serbisë, ku konfiskoi një kamion me një ngarkesë, thotë pronari i atij kamioni S. D. raporton portali serb “Kossev”.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje zyrtare ndaj këtyre akuzave.

Policia e Kosovës, në fakt, të enjten mbrëma në Sarpelj, në komunën e Leposaviqit, ka konfiskuar dy kamion të mallrave të cilët kanë hyrë ilegalisht nga Serbia qendrore në Kosovë.

Megjithatë, shoferi S. D. tregon ndryshe incidentin për mediat serbe

Sipas pronarit të kamionit, në fshatin Mura, në komunën e Rashkës, në territorin e Serbisë qendrore, u parkuan dy automjete, një me ushqim të kafshëve dhe një me prodhime qumështi.

Në momentin kur policia e Kosovës gjeti kamionët, shoferët nuk ishin në afërsi të tyre, njëri kamion u kap nga policia e Kosovës dhe u dërgua në një terminal doganor në Mitrovicë. ndërsa tjetri, në të cilin nuk ishte çelësi qëndroi aty.

Sipas mediave serbe në incidetn u përfshi ushtria serbe dhe KFO-ri.

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso, në një deklaratë për “Kossev” thotë:

“Sipas informacionit tonë, një kamion ishte në vijën kufitare administrative midis barrierave që ndanin Kosovën dhe Serbinë. Patrulla KFORit kontaktoi Policinë Kufitare të Kosovës, por nuk ishte e përfshirë në këtë ngjarje”.

Graso shpjegon se linja kufitare administrative është në fakt një vijë në hartë, por është më e gjerë në terren, kështu që edhe pse kamioni ishte në linjë, do të thotë se ishte në terren që lidh të dyja palët.

Nga ana tjetër, ai nuk kishte dijeni për një kamion tjetër, as për pamjen, dhe as për rolin e Ushtrisë Serbe në tërë ngjarjen.