Lajme

Aksion i madh i policisë serbe dhe FBI’s, arrestuan 11 persona të cilët kishin grumbulluar 70 milion dollar duke mashtruar njerëzit

Sot në 16 lokacione në territorin e Republikës së Serbisë, në disa apartamente u kontrolluan dhe u arrestuan 11 persona – shtetas të Serbisë, Malit të Zi, Australisë dhe Republikës së Filipineve, transmeton Ministria e Lajmeve.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar, ekziston dyshimi i arsyeshëm për personat e përmendur që si një grup i organizuar kriminal nga periudha e vitit 2011 deri sot, ata morën pjesë në krijimin, promovimin dhe organizimin e të paktën 16 platformave të investimeve të rreme duke përdorur platfroma të ndryshme online dhe faqe të internetit.

Grupi ka gjetur investitorë në të gjithë botën, përfshirë ata në North District of Texas, të cilët kanë investuar në platforma investimesh false, ku anëtarët e grupit kanë krijuar transaksione të rreme tregtare, identitete të tërheqjes së rreme dhe identitete të transferimit të parave të rreme.

Anëtarët e grupit të organizuar kriminal udhëzuan njerëzit që ranë dakord të investojnë, duke përdorur identitete false dhe duke përdorur tituj të rremë, përmes postës elektronike ose videokonferencave për të transferuar “investimet” e tyre në llogaritë bankare ndërkombëtare të lidhura me organizatorin e grupit.

Pas kësaj, grupi, me urdhër të organizatorëve, mbylli këto platforma investimesh false dhe pas ca kohësh rihapi të reja me të njëjtën metodë pune tashmë të zhvilluar. Në këtë mënyrë, ekziston një dyshim i bazuar se organizatori dhe anëtarët e këtij grupi fituan para në mënyrë të paligjshme në vlerë prej mbi 70 milion dollarë.