Ajaxi drejt finales së Madridit, mposht Tottenhamin në sfidën e parë
Ajaxi ka bërë një hap të madh drejt finales së Madridit, duke e mposhtur në udhëtim Tottenhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Gjiganti holandez tregoi një lojë shumë të mirë për 90 minuta, derisa u tregua më efikase e më e rrezikshme se ekipi londinez, transmeton ministralajmeve.com
Ajaxi fitoi përballjen e parë me rezultat prej 0-1.
Ishte Van De Beek ai që shënoi golin e vetëm në këtë përballje kur po luhej minuta e 15 e takimit.
Për të asistoi Ziyech.
Finalisti do të mësohet më 8 maj, pas ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Amsterdam.