Të fundit

Agim N. nga fshati Raincë, i zhdukur në Austri / makina e tij gjendet e braktisur në Bavari

Një 24-vjeçare nga Wels ka raportuar në polici zhdukjen e babait të saj, Agim N. (56) nga fshati Raincë, komuna e Preshevës, më 30 nëntor. Ai ishte larguar rreth orës 12, dhe nuk kishte telefon me vete. U nis me një Opel Mokka të zi.

Të dielën në mëngjes, policia bavareze njoftoi se gjeti automjetin e tij në një arë në Hauzenberg, qarku Passau, të bllokuar në tokë të lagësht. Nga Agimi, asnjë gjurmë. Kërkimi i gjerë, përfshirë edhe helikopter, nuk dha rezultat.

Ai është rreth 1.80 m i gjatë, peshon rreth 90 kg. Herën e fundit ka qenë i veshur me xhup dimri blu të errët, xhinse blu të errëta, këpucë New Balance blu të çelët dhe kapuç gri.

Kush ka informacion, të kontaktojë Drejtorinë e Krimeve në numrin: 0049 59 133 47 3333.