Të fundit

Profesorët dhe nxënësit serbë nga Bujanoci organizojnë aksion humanitar për fëmijët e sëmurë nga kanceri

Në sheshin e qytetit në Bujanoc, sot dhjetra nxënës dhe profesorë serbë, kanë organizuar një aksion humanitar në ndihmë fëmijëve të sëmurë nga kanceri.

Millosh Manojlleviq profesor në shkollën teknike “Sveti Sava” në Bujanoc, në një prononcim për LuginaLajm, ka theksuar se ky organizim që po zhvillohet sot në bashkëpunim me organizatën “Bëhu human” (Budi human), ka për qëllim t’iu dale në ndihmë të gjithë fëmijëve që vujanë nga kanceri, e veçmas vajzës Kristina Obradoviq, që aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot jemi këtu që t’iu ndihmojmë të gjithë atyre fëmijëve që kanë nevojë. Një kontribut i vogël i ynë, nënkupton shumë për ata” – tha Manojlleviq.

Sipas tij, janë nxënësit, profesorët, shitoret, parfumeritë, që kanë sjell gjëra të ndryshme për të shitur, në mënyrë që të kontribuojnë në mbledhjen e të hollave.

“Si profesorët, ashtu edhe nxënësit kanë sjellur gjësende për të shitur, për të kontribuar në mbledhjen e parave për fëmijët e sëmurë. Gjithashtu, aksionit të sotëm, i’u kanë bashkangjitur edhe disa biznese private, duke n’a dhënë produkte ushqimore dhe të tjera, ashtu që buxheti i sotëm të jetë sa më i madh” – tha Manojlleviq.

Profesori serb, tha se, edhe në të ardhmen po planifikohet që të organizohen disa aksione të tilla me qëllim që t’iu ndihmohet sa më shumë të rinjëve që po vuajnë nga sëmundja e kancerit./L.lajm