FutbollSporti

AC Milani në momentet e fundit siguron fitoren ndaj Lazios

AC Milani vazhdon të jetë skuadra e vetme evropiane e pamposhtur në Seria A, derisa sonte (e mërkurë) mposhti Lazion.

“Rossonerët” fituan me rezultat tejet të ngushtë 3 – 2, derisa goli i fundit u shënua në minutat shtesë.

Rebic pas harkimit të Çalhanoglu zhbllokoi shifrat (10′).

Kurse, pas shtatë minutave Çalhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin (17′).

Mysafirët, ngushtuan epërsinë përmes Luis Albertos që shënojë, pasi bashkëlojtari Ciro Immobile dështoi nga pika e bardhë (28′).

Ylli kosovar, Vedat Murqi u inkuadrua në minutën e 32-të pasi Correa u lëndua.

Në pjesën e dytë ishte Immobile që pas asistimit të Milinkovic-Savic barazojë rezultatin dhe derisa pritej të mbyllej ndeshja, Theo Hernandez doli në fund duke shënuar golin që për vendasit vlen tri pikë (90+2).

Me këtë fitore Milani rimerr kreun e tabelës me 34 pikë, derisa Lazio renditët në pozitën e tetë me 21 sosh./Laj