FutbollSporti

Video shokuese, tifozët e Senegalit futen në fushë dhe duan të sulmojnë Mohamed Salahin

Egjipti humbi nga Senegali të martën mbrëma dhe humbi kështu mundësinë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022.

120 minutat nuk mjaftuan për fituesin, andaj në penallti senegalezët u treguan më të saktë dhe siguruan biletën për kualifikimin tutje.

Pasi u konfirmua kalimi i tyre në Kupën e Botës, tifozët e Senegalit ishin të kënaqur. Shumë prej tyre pushtuan fushën për të festuar.

Megjithatë, shumë u futën në fushën me synimin për të kapur yllin e Egjiptit – Mohamed Salah.

Një video është shfaqur ku truprojat e Salah duhet të largojnë tifozët e shumtë të Senegalit nga sulmuesi, të cilët përpiqen të arrijnë tek ai.

Më pas, ndërsa ai marshoi poshtë tunelit, shumë tifozë hedhin objekte drejt tij nga tribuna.