FutbollSporti

Atletico përmbys Barcelonën, në finale ndaj Realit të Madridit

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë dhuruar një 90 minutësh spektakolar në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Arabinë Saudite, e cila u mbyll me triumfin 2-3 të skuadrës së drejtuar nga Simeone.

Barcelona dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, me Lionel Messin që ishte në një formë të jashtëzakonshme. Deri në minutën e 62-të, ndeshja ishte në avantazhin e katalanasve 2-1, pas golave të Messit dhe Griezmann, ndërsa për Atleticon shënoi golin e e parë Koke.

Megjithatë, Atletico përmbysi rezultatin brenda 5 minutave. Morata shënoi në minutën e 81 golin e barazimit, ndërsa Correa atë të fitores në minutën e 86.

Derbi i Madridit do të jetë tashmë finalja e Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ditën e diel në orën 17:00.