Showbiz

Abuzimet seksuale të Michael Jackson me fëmijët: Dokumentari që po trondit botën

Për Mbretin e Popit është folur shumë në lidhje me historitë e abuzimeve seksuale me fëmijët, madje ka pasur edhe procese gjyqësore. Por dhjetë vjet pas vdekjes së Michael Jackson, një dokumentar tronditës është publikuar.okumentari titullohet ‘Leaving Neverland’ dhe tregon detaje të abuzimeve seksuale të Michael Jackson. Kritikët thonë se dokumentari është i fuqishëm dhe shkatërrues njëkohësishtAi e portretizon këngëtarin e famshëm si një abuzues seksual serial ndaj djemve. Në total janë katër orë dokumentar që u transmetua për herë të parë në festivalin Sundance.

Shikuesit thanë se u vinte për të vjellë kur shihnin historinë e dy akuzuesve, Wade Robson dhe James Safechuck. Të dy kanë pretenduar vazhdimisht se janë përdhunuar nga Jackson kur ishin në fermën e tij ‘Neverland’ në kohën kur ishin 7 dhe dhjetë vjeç.

Ata tregojnë se Michael ka abuzuar me ta për vite të tëra. Në dokumentar tregohet se si Michael u jepte viktimave të tij, djemve të vegjël, bizhuteri në këmbim të akteve seksuale.

Në një rast madje Michael improvizoi një martesë me një prej djemve. “Kurrë nuk do i dëgjoni më këngët e Michael si më parë, pasi të shihni këtë dokumentar,” tha një kritik.