Lajme

Abbott: Pas këtij vikendi, jam edhe më krenar që jam Ambasador i Britanisë në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një videoje të publikuar në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i është kombëtares dhe tifozëve anglez gjatë fundjavës.

Abbott tha se pas këtij vikendi është më krenar që është Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Kur kam arritu në Prishtinë në shtator, kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi, jam edhe më krenar. Mikpritja që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkraësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime, popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglez këtë vikend. Ishte me të vërtet shumë e veçantë dhe jam i sigurt që ju keni parë në mediat sociale shumë komente nga përkrahësit anglez që ishin këtu dhe që kanë kaluar një vikend të mrekullueshëm. Faleminderit shumë.”, u shprehë ai./