Lajme

Abazi: Kryeministri nuk pajtohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Pak më parë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me koronavirusin, e për këtë nuk është pajtuar kryeministri Albin Kurti.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Haki Abazi në një konferencë për media ka folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ne sot kemi marr lëvdatë nga ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në përputhshmëri me situatën, me këtë forcë të bashkëpunimit do të vazhdojmë tutje, dhe si rrjedhojë kryeministri nuk është në pajtueshmëri me masën extreme, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
“Nga këta 19 të infektuar 6 janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake, gjendja është duke u përcjellur nga institucionet tona. Veprimet do të jenë në vazhidmësi në koordinim me njëra-tjetrën. Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllë shkollat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”, la theksuar Abazi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastruktures janë në kordinim edhe për çështjen e qytetarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të evropes dhe janë duke e bërë zgjidhjen më të mirë pë rata qytetarë për qëndrimin e tyre atje, apo për ata që janë duke u kthyer në vendin tonë”.

Ndryshe, pak minuta më parë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me koronavirusin. /Indeksonline/