Kraki: A ka Kosova nevojë për Serbinë që të bëhët shtet?
Taksa s’është problemi. Ajo edhe mund të hiqet dhe të zëvendësohet me një strategji të re veprimi e cila aq shumë i duhet Kosovës në këtë kohë.
Problemi është tjetërkund…
Problemi është tek insistimi (i Vuçiçit dhe i Thaqit) se Kosova nuk është mbyllë si çështje dhe se Serbia duhet të dëmshpërblehet për “humbjen e Kosovës”.
Kjo është esencialja në këtë mesele miq të dashur dhe ky është halli im kryesor. Merreni me mend në çfarë pike kemi ardhë. Na duket normale që si shpërblim për heqjen e takses ta marrim rikthimin e Serbisë në bisedime per të biseduar rreth çkafit? rreth statusit të Kosovës, kësaj Kosovës që është ndarë nga Serbia në vitin 1999. Tash jemi prape te statusi, tash që u morrem vesh se jemi çeshtje e hapur. A ka çmenduria tjetër kuptim apo veç unë jam i çmendur në ketë arenë?
Për këtë hall unë publikisht rreshtohem kundër një qasjeje politike çoroditëse e cila rrezikon të na kushtojë shtrenjtë neve si Kosovë dhe si shqiptarë në Ballkan. Prandaj LDK gabon nëse e përqafon qorrazi këtë qasje shtet-mbytëse ndaj Kosovës. Gabon sepse kjo qasje nuk është qasja e Amerikës por e një oportunisti aksidental i cili si për mrekulli, mikun më të mirë ndër shqiptarë e ka Thaqin, kryepazarxhiun dhe kryezhbërësin e shtetësisë së Kosovës.
Mirë atëherë, le t’i harrojmë taksat e grenellat për një moment dhe ta shtrojmë një pyetje krejt të thjeshtë?
Çka fiton Kosova nëse forcohen lidhjet e saj me Serbinë kur ajo e konsideron ende Kosovën pjesë të sajën? Ose edhe më thjeshte:
A ka Kosova nevojë për Serbinë që të bëhët shtet dhe kur lindi kjo nevojë?
A ka treguar Serbia deri sot ndonje shenjë se ka ndrryshuar qasje ndaj Kosovës apo të paktën ka premtuar rikthimin e civilëve tanë të masakruar në vitin 1999?
Krejt çka ka dëshmuar Serbia deri sot është veç përçmim i vuajtjes sonë, sabotim dhe pengesë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ka investuar miliona euro në fushata anti Kosovë dhe çdo ditë feston arritjet e saj kundër Kosovës, herë me çnjohje, herë me vonesa që na shkakton, herë me zhbërje të shtetësisë sonë nga brenda.
Prapë po e shtroj pyetjen e njejtë, për përgjigjen e të cilës s’ka nevojë të shkohet as në Amerikë as në Bruksel:
Prej kur Kosova ka nevojë për Serbinë që të bëhët shtet?
Në cilin aspekt është forcuar Kosova deri sot falë bisedimeve me Serbinë, përveç në serbizimin e saj nga brenda dhe bllokimin e saj nga jasht?
Tema e takses është veç lisi pas të cilit fshihet një pyll i tërë.
Leni përrallat e rilexojeni pyetjen që e shtrova n’fillim.
A ka Kosova nevojë për Serbinë që të bëhët shtet?
Përndryshe, jam që taksa të hiqet dhe të zëvendësohet me një qasje e strategji të re ndaj Serbisë dhe ndaj rajonit me theks ndertimin e raporteve konkrete dhe korrekte te nje fqinjesie stabile, ne respekt te secilit.
Ndëkohë, për freskim kujtese dhe ilustrim, ky është neni 114 i kushtetutes serbe “betimi i presidentit”:
“Betohem solemnisht se do të përkushtohem me të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj…(…)”