Opinione

KIM MEHMETI: REXHEP QOSJA LËNGON NGA NJË SËMUNDJE E PASHËRUESHME: NGA XHELOZIA DHE URREJTJA NDAJ PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DHE NDAJ LDK-SË!

Në intervistën për emisionin ‘Sakte’, të gazetarit Xhevdet Pozhari, shkrimtari ynë i njohur i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur me emrat e përfolur për President të Kosovës, atë të Isa Mustafës dhe Akademikut Rexhep Qosja.

Lidhur me këtë Mehmeti ka pohuar se ka ardhur koha kur gjeneratat që përfituan pozita e honorarë që nga kohët e Titos e deri te ajo e ‘Klanit Pronto’, duhet të sotmen t’ua lënë në duart atyre që u takon ajo – të rinjve.

Mehmeti thotë se nuk e beson që Kryetari i VV do mund ta propozonte emrin e Akademikut që përflitet, ngaqë kjo do ishte joserioze dhe thuajse talljen me LDK-në me të cilën donë të bëjë koalicion qeveritarë.

“Akademiku që përmendët, lëngon nga një sëmundje e pashërueshme: nga xhelozia dhe urrejtja ndaj Presidentit Historik të Kosovës dhe ndaj LDKS-së. Andaj nuk besoj se Kryetari i VV do e propozonte atë për kandidat për President, sepse kjo do ishte tallje o me Akademikun, o me LDK-në’ – ka thënë Kim Mehmeti.