BoksSporti

Shefat Isufi fiton trofeun e WBA Continental në kategorinë gjysmë të rëndë

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, e ka fituar titullin e WBA Continental në kategorinë gjysmë të rëndë.

Shefat Isufi doli triumfues në meçin kundër armenit Armenak Havonnisyan, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Isufi gjatë gjithë meçit ishte më kërkues se kundërshtari i tij, duke dominuar plotësisht në ring.

Kësisoj, eventi i madh i boksit ‘Profi Box Gala’ i organizuar nga Hazrolli Sport & Performance përfundoi me fitoren e boksierit shqiptar.